Albanian Bible

Zanafilla 37

Zanafilla

Return to Index

Chapter 38

1

  Por nė atė kohė ndodhi qė Juda la vėllezėrit e tij dhe shkoi tė rrijė me njė burrė nga Adullami, qė quhej Hirah. 

 


2

  Kur Juda pa vajzėn e njė burri Kananean tė quajtur Shua e mori pėr grua dhe u bashkua me tė. 

 


3

  Dhe ajo u ngjiz dhe lindi njė bir, qė ajo e quajti Er. 

 


4

  Pastaj ajo u ngjiz dhe lindi njė bir, qė ai e quajti Onan. 

 


5

  Ajo u ngjiz pėrsėri dhe lindi njė bir, tė cilit i vuri emrin Shelah. Juda ishte nė Kecib kur ajo lindi. 

 


6

  Pastaj Juda i dha Erit tė parėlindurit tė tij, njė grua tė quajtur Tamara. 

 


7

  Por Eri, i parėlinduri i Judės, ishte i keq nė sytė e Zotit dhe Zoti e bėri tė vdesė. 

 


8

  Atėherė Juda i tha Onanit: "Shko te gruaja e vėllait tėnd, martohu me tė dhe krijoi trashėgimtarė vėllait tėnd". 

 


9

  Por Onani, duke ditur se kėta pasardhės nuk kishin pėr tė qėnė tė vetėt, kur bashkohej me gruan e tė vėllait, e hidhte farėn e tij pėrtokė pėr tė mos i dhėnė pasardhės vėllait tė tij. 

 


10

  Kjo nuk i pėlqeu Zotit, qė e bėri tė vdesė edhe atė. 

 


11

  Atėherė Juda i tha Tamarės, nuses sė birit tė tij: "Rri si e ve nė shtėpinė e atit tėnd, deri sa biri im Shelah tė rritet". Sepse mendonte: "Kam frikė se edhe ai ka pėr tė vdekur si vėllezėrit e tij". Kėshtu Tamara u nis dhe banoi nė shtėpinė e tė atit. 

 


12

  Mbas njė kohe tė gjatė vdiq gruaja e Judės, qė ishte e bija e Shuas; kur mbaroi zinė, Juda u ngjit tek ata qė qethnin delet e tij nė Timnah bashkė me mikun e tij Hirah, i quajtur Adullamiti. 

 


13

  Kėtė e mori vesh Tamara dhe asaj i thanė: "Ja, vjehrri yt po ngjitet nė Timnah pėr tė qethur delet e tij". 

 


14

  Atėherė ajo hoqi rrobat e saj tė vejėrisė, u mbulua me njė velo dhe u mbėshtoll e tėra; pastaj u ul te porta e Enaimit, qė ndodhet nė rrugėn drejt Timnahut; nė fakt ajo kishte parė qė Shelahu ishte rritur mė nė fund, por ajo nuk i ishte dhėnė pėr grua. 

 


15

  Sa e pa Juda mendoi qė ajo ishte prostitutė, sepse e kishte fytyrėn tė mbuluar. 

 


16

  Prandaj ai iu afrua asaj nė rrugė dhe i tha: "Lėrmė tė hyj te ti". Nė tė vėrtetė nuk e dinte se ajo ishte nusja e djalit tė tij. Ajo iu pėrgjegj: "Ēfarė do tė mė japėsh pėr tė hyrė tek unė?" 

 


17

  Atėherė ai i tha: "Do tė tė dėrgoj njė kec nga kopeja ime". Ajo e pyeti: "A mė jep njė peng deri sa tė ma dėrgosh?". 

 


18

  Ai i tha: "Ēfarė pengu duhet tė tė jap?". Ajo u pėrgjegj: "Vulėn tėnde, kordonin tėnd dhe bastunin qė ke nė dorė". Ai ia dha, hyri te ajo dhe ajo u ngjiz me tė. 

 


19

  Pastaj ajo u ngrit dhe iku; hoqi velin dhe veshi pėrsėri rrobat e saj tė vejėrisė. 

 


20

  Por Juda i dėrgoi kecin me anė tė mikut tė tij, Adulamitit, pėr tė rimarė pengun nga duart e asaj gruaje; po ai nuk e gjeti atė. 

 


21

  Atėherė pyeti njerėzit vendas duke thėnė: "Ku ėshtė ajo prostitutė qė rrinte nė Enaim, nė rrugė?". Ata u pėrgjigjėn: "Nuk ka pasur asnjė prostitutė kėtu". 

 


22

  Kėshtu ai u kthye te Juda dhe i tha: "Nuk e gjeta; veē kėsaj vendasit mė thanė: "Nuk ka pasur asnjė prostitutė kėtu"". 

 


23

  Atėherė Juda tha: "Le ta mbajė, pra, pengun qė i dhashė, sepse nuk duam tė mbulohemi me turp. Ja, unė i dėrgova kėtė kec dhe ti nuk e gjete". 

 


24

  Tre muaj mė vonė erdhėn dhe i thanė Judės: "Tamara, nusja e birit tėnd, ėshtė bėrė prostitutė; dhe, nga ky shkak, ajo ka mbetur gjithashtu me barrė". Atėherė Juda u tha: "Nxirreni jashtė dhe digjeni!". 

 


25

  Ndėrsa po e nxirrnin jashtė, ajo i ēoi fjalė tė vjehrrit: "Njeriu tė cilit i pėrkasin kėto sende, mė la me barrė". Pastaj tha: "Shiko nė se mund tė dallosh tė kujt janė kėto sende: vula, kordoni dhe bastuni". 

 


26

  Juda i njohu dhe i tha: "Ajo ėshtė mė e drejtė se unė, se unė nuk ia dhashė Shelahut, birit tim". Dhe ai nuk pati mė marrėdhėnie me tė. 

 


27

  Kur edhi koha e lindjes, ajo kishte nė bark dy binjakė. 

 


28

  Ndėrsa po lindte, njeri prej tyre nxori jashtė njė dorė dhe mamia e kapi dhe i lidhi njė fije tė kuqe flakė, duke thėnė: "Ky doli i pari". 

 


29

  Por ai e tėrhoqi dorėn e tij, dhe ja qė doli jashtė vėllai i tij. Atėherė mamia tha: "Si ia ēave rrugėn vetes?". Pėr kėtė arėsye u quajt Perets. 

 


30

  Pastaj doli vėllai i tij, qė kishte rreth dorės fijen ngjyrė tė kuqe flakė; dhe u quajt Zerah. 

 


Zanafilla 39

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: