Albanian Bible

Psalmet 147

Psalmet

Return to Index

Chapter 148

1

  Aleluja. Lėvdoni Zotin nga qiejtė, lėvdojeni nė vendet shumė tė larta. 

 


2

  Lėvdojeni, ju tė gjithė engjėjt e tij, lėvdojeni ju mbarė ushtritė e tij. 

 


3

  Lėvdojeni, o diell dhe hėnė, lėvdojeni, ju mbarė yje tė ndritshme. 

 


4

  Lėvdojeni, ju qiej tė qiejve, dhe ju ujėra pėrmbi qiejtė. 

 


5

  Tėrė kėto gjėra le tė lėvdojnė emrin e Zotit, sepse ai dha urdhėr dhe ato u krijuan. 

 


6

  Ai i ka vendosur pėrjetė, nė pėrjetėsi; por ka bėrė njė statut qė nuk do tė kalojė kurrė. 

 


7

  Lėvdojeni Zotin nga toka, ju pėrbindėsh tė detit dhe mbarė oqeane, 

 


8

  zjarr dhe breshėr, borė dhe re, ajėr i shtrėngatės qė zbaton urdhėrat e tij, 

 


9

  mbarė male dhe kodra, mbarė dru frutorė dhe kedra; 

 


10

  ju mbarė kafshė tė egra dhe shtėpiake, rrėshqanorė dhe zogj me krahė; 

 


11

  ju mbretėr tė dheut dhe mbarė popuj, princa dhe gjyqtarė tė tokės; 

 


12

  tė rinj dhe vajza, pleq dhe fėmijė. 

 


13

  Le tė lėvdojnė emrin e Zotit, sepse vetėm emri i tij pėrlėvdohet. Lavdia e tij qėndron pėrmbi tokėn dhe qiejtė. 

 


14

  Ai e ka rritur forcėn e popullit tė tij, njė arsye kjo lėvdimi pėr tė gjithė shenjtorėt e tij, pėr bijtė e Izraelit, njė popull i afėrt pėr tė. Aleluja. 

 


Psalmet 149

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: